Në prag të shënimit të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, me kërkesë të Drejtoreshës së Kulturës, znj. Kosovare Ahmeti, dhe në koordinim me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, ekipet e NPL “Eko Natyra” Sh.A. u angazhuan sot për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të UÇK-së.
Edhe pse mirëmbajtja e këtyre komplekseve është përgjegjësi e nivelit qendror, ne si ndërmarrje lokale iu përgjigjëm me krenari kësaj kërkese, sepse për ne kujdesi ndaj këtyre hapësirave historike është mbi të gjitha një detyrë morale dhe atdhetare.
Vendprehja e dëshmorëve tanë meriton dinjitetin maksimal, sot dhe çdo ditë.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të UÇK-së!
Urime Dita e Çlirimit, Skenderaj!